Osmani mori pjesë në seancën e 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

May 20, 2022
min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Torino mori pjesë në sesionin ministror të 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku u bë edhe pranim-dorëzimi i Presidencës së Komitetit nga Italia në Irlandë për periudhën vijuese gjashtëmujore.

Në fokus të diskutimeve të ministrave ishin pasojat e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, që mes tjerash solli edhe përjashtimin e Federatës Ruse nga Organizata në mars të këtij viti. Në këtë kontekst, u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me rolin, hapat e ardhshëm dhe prioritetet e Këshillit të Evropës.

Ministri Osmani në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia e Veriut, që nga fillimi i agresionit ushtarak iu bashkëngjit deklaratave, iniciativave dhe masave të ndërmarra në kuadër të forumeve multilaterale për dënimn e tij, duke i përfshirë edhe sanksionet e BE-së. Gjithashtu e theksoi nevojën që Këshilli i Evropës të vazhdojë aktivisht t’i ndihmojë Ukrainës dhe të solidarizohet me qytarët e saj, duke pasur parasysh mandatin e saj dhe ekspertizën e akumuluar në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Më tej, theksoi se tani është momenti për një mulitilateralizëm edhe më të fuqishëm të bazuar në vlera dhe rregulla, si dhe sinergji me organizata të tjera ndërkombëtare.

“Si kryesues i ardhshëm me OSBE-në, jam i përkushtuar të punoj ngushtë me Këshillin e Evropës për të gjitha pyetjet me inters të përbashkët dhe për ndërtimin e të ardhmes paqësore, të sigurt dhe kohezive në Evopë, të bazuar në vlera të përbashkëta” tha Osmani.

Në margjinat e seancës ministrore, MPJ Osmani realizoi takim bilateral me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq. Diskutuan për shumë tema aktuale, duke përfshirë edhe të ardhmen e Organizatës, si dhe implikimet më të gjëra të agresionit ushtarak në aspekt humanitar, të sigurisë, gjeopolitik dhe ekonomik në Evropë. Gjithashtu, u bisedua edhe për statusin dhe pritjet lidhur me dosjen eurointegruese të Maqedonisë së Veriut në BE dhe në këtë kontekst, nevojën për fuqizimin e dinamikës rajonale. Maqedonia e Veriut dhe Këshilli i Evropës mbesin partnerë në ruajtjen e vlerave evropiane në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Në fund, Ministri Osmani e njoftoi bashkëbiseduesen edhe me rrjedhat e përgatitjeve për kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Silva: Po arrijmë limitin

Story i radhës

Barcelona- Napoli, pritet një “aks” i nxehtë

Të fundit nga

ShkoLartë