Osmani mirëpriti homologen sllovene, Tanja Fajon

October 18, 2022
1 minut lexim
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka mikpritur sot homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.
Takim me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon.
Vizita zyrtare e ministres Fajon përkon me 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Me Slloveninë kultivojmë marrëdhënie miqësore dhe të ngushta, bashkëpunim ekonomik dhe trend të rritjes së vazhdueshme krahasuar me vitet e kaluara.
Në fokus të bisedimeve: Mbështetja e fortë e Sllovenisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, fillimi i negociatave dhe procesi i skriningut, si dhe ndihma konkrete që Sllovenia e ofron me qëllim të zbatimit të reformave të domosdoshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sfida e dytë për Yllin në FIBA Europe Cup

Story i radhës

Nga pasqyra te macja e zezë, 9 bestytnitë që shqiptarët i kanë shumë frikë por përsëri i besojnë!

Të fundit nga

ShkoLartë