Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifing me gazetarët tha se me qasjen e re të negociatave me Bullgarinë, agjenda është që katër herë të diskutohet për të ardhmen dhe një herë për të kaluarën, përcjell TV21.
Osmani theksoi se secili nga katër komisionet e sapoformuara, përfshi Komisioni Historik, do të takohen tri herë individualisht deri në maj.
Komisioni Historik do të mblidhet më 28 shkurt në Shkup, ndërsa paraprakisht në Sofje dhe SHkup do të punojnë komisionet për Integrime Evropiane, Digjitalizim dhe Agjendë të Gjelbër, Komisioni për Arsim dhe Kulturë.