Osmani: Me bashkëpunim ndërfqinjësor midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë, mund të mbrohet Liqeni i Prespës

September 18, 2023
min lexim

Për pastrimin e plazhit të Slivnicës në liqenin e Prespës, përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend dhe të Komunës së Resnjës, iu bashkuan pastrimit global të plazheve të deteve dhe liqeneve. Sipas Ben Knupnaut-it, nënkryetar i Delegacionit të BE-së në Shkup, ndotja më e madhe e plazheve është nga plastika. Është shqetësuese, por duhet të rritet vetëdija publike dhe të kemi shqetësimin e Qeverisë për këtë situatë. Prof. Dr. Afrim Osmani dhe njëkohësisht ambientalist, u shpreh se iniciativa për pastrimin e liqenit të Prespës është shumë e rëndësishme për të mbrojtur mjedisin. Është e rëndësishme që të gjitha vendet të bashkëpunojnë për të pastruar dhe ruajtur këtë resurs të çmuar natyror.

Prof. Dr. Afrim Osmani i cili njihet edhe për aktivitetet e tij në mbrojtjen e amnientit jetësor, u shpreh se iniciativat për pastrimin e liqenit të Prespës janë shumë të rëndësishme. Është e nevojshme që të gjitha tri vendet, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia, të bashkëpunojnë për të pastruar dhe ruajtur këtë resurs të çmuar natyror. Sepse sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për të siguruar që liqeni të mbetet i pastër dhe i qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme.

“Padyshim se këta iniciativa janë për t’u përshëndetur, në veçanti kur bëhet fjalë për rastet në të cilat dëmet nga ndotja e mjedisit jetësor janë të niveleve më të larta, në rastin konkret siç është edhe situata me liqenin e Prespës. Ulja e nivelit të ujit të liqenit të Prespës, kryesisht vjen si rezultat i ndotjes së mjedisit jetësor, duke hedhur mbeturina të ndryshme, veçanërisht ata bujqësore dhe industriale, si dhe shfrytëzimi i pakontrolluar i ujërave të liqenit të Prespës nga të tria shtetet në të cilat liqeni shtrihet (Maqedoni e Veriut, Shqipëri she Greqi). Aktiviteti që u përcoll le të jetë qoftë edhe simbolik, le të jepet porosia se vazhdimisht duhet pastruar ujërat e liqenit të Prespës që nga të tria vendet si dhe të shpeshtohen aktivitetet e këtilla. Le të shërben kjo edhe si një fushatë për ngritjen e vetëdijes së popullatës, por edhe të institucioneve, se ujërat e Liqenit të Prespës mund të sigurohen vetëm përmes aktiviteteve të këtilla, si dhe ata të shfrytëzuan racionalisht, pra vetëm sipas nevojë dhe në mënyrë të kontrolluar”, tha Osmani

Nënkryetari i Delegacionit të BE-së në Shkup Ben Knupnaut, theksoi se ndotja më e madhe e plazheve është ndotja nga plastika. Qeveria dhe publiku duhet të rrisin vetëdijen për këtë situatë. Delegacioni i BE-së po organizon një aksion mjedisor në liqenin e Prespës për të pastruar ujërat.

Ai thotë se është shqetësuese të shohim ndotjen e plazheve, por është shumë e rëndësishme të ndërgjegjësohemi dhe të marrim masa për të mbrojtur mjedisin. Ndihma e BE-së në organizimin e aksioneve për pastrimin e ujërave tregon se ka përkujdesje për këtë çështje.

“Për herë të parë një delegacion i BE-së po organizon një aksion mjedisor të këtij lloji në liqenin e Prespës, sepse jemi të shqetësuar për situatën në bregdetin dhe plazhet e Prespës. Natyra është e bukur, por edhe ndotja në plazhe është e dukshme. Synimi ynë është pastrimi i ujërave të liqenit dhe kjo bëhet gjithmonë në javën e tretë të shtatorit. Fatkeqësisht, ndotja më e madhe e ujit është ndotja plastike dhe kjo duhet parandaluar. Qeveritë duhet të marrin përgjegjësinë për mbrojtjen e ujërave të liqeneve dhe të zhvillojnë ndërgjegjësimin e njerëzve, theksoi Knupnaut.
Kryetari i Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, ka thënë se Liqeni i Prespës është një nga shenjat kombëtare më të rëndësishme të Maqedonisë, si dhe ruajtja e autenticitetit të Prespës dhe natyrës së saj është një detyrim i përbashkët për të gjithë ne.

“Liqeni i Prespës është një nga simbolet më të mëdha kombëtare të Maqedonisë dhe falënderoj publikisht Delegacionin e BE-së për mbështetjen e një projekti të tillë, i cili është një nga projektet e shumta që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit në Prespë. Shpresoj që aksioni i sotëm për ruajtjen e mjedisit, përveç popullatës vendase, të reflektojë pozitivisht edhe tek vizitorët dhe turistët. Autenticiteti i Prespës dhe natyra në Prespë duhet të ruhen së bashku”, tha Tozievski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti: Nuk mund t’i vendosim të gjithë punonjësit e shëndetësisë në të njëjtin shportë!

Story i radhës

Kriza e emigracionit, Franca: Nuk do të pranojmë azilkërkuesit që mbërrijnë në Lampedusa

Të fundit nga

ShkoLartë