Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në “Urinski Brifing” ka thënë se marrëveshja strategjike me SHBA-në është e re në politikën e jashtme dhe paralelisht me të do të vazhdojnë edhe bisedimet me Bashkimin Europian pasi që synimi i Maqedonisë së Veriut është krijimi i një shteti europian dhe funksional.
“Gjatë këtyre dy muajve duhet të investojmë më tepër sepse kjo është një nga shanset e fundit për të kapërcyer dallimet me Bullgarinë dhe për të filluar proceset europiane”, ka thënë Osmani.
Osmani gjithashtu ka thënë se alternativë tjetër për BE-në nuk do të gjejmë, por ky maltretim ndaj qytetarëve nuk duhet të vazhdojnë, ka komentuar Osmani.
Si rezultat i samitit të atëhershëm në Bukuresht në vitin 2008, kur Maqedonia nuk u pranua në NATO, presidenti i atëhershëm amerikan Xhorxh W. Bush inicioi dhe nënshkroi një deklaratë për një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara për të riafirmuar marrëdhëniet e mira. Marrëveshje të tilla që po diskutohen aktualisht me Departamentin e Shtetit janë ekskluzive dhe vetëm disa vende kanë një marrëveshje të tillë, përfshirë këtu Izraelin.