Osmani: Mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

January 1, 2023
1 minut lexim

Prishtinë, 1 janar – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, thotë se Qeveria e Maqedonisë mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e zgjidhjes me njohje reciproke të dy vendeve.

 

Në intervistën e sotme për agjencinë “KosovaPres”, Osmani thotë se Maqedonia e Veriut e ka përcjellë me shqetësim zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë javën e kaluar, kur serbët e Kosovës vendosën barrikada në rrugët në pjesën veriore të vendit.

“Po e ndjekim (situatën) me shqetësim, sepse linja nga retorika nxitëse, apo retorika nacionaliste, deri te përshkallëzimi në terren është shumë e hollë. Prandaj ne ishim kundër atyre thirrjeve për kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, qoftë edhe për nevoja të brendshme, sepse mund të keni ndonjë ide pas asaj retorike, por njerëzit mund ta marrin ndryshe dhe atëherë do të jetë vonë”, thotë Osmani.

Prandaj, sipas kreut të diplomacisë maqedonase, është e rëndësishme “të qetësohet ajo retorikë e panevojshme”.

“Besoj se intensifikimi i ndërmjetësimit përmes ideve specifike paraqet një mundësi të mirë, e cila duhet të përdoret nga të dyja palët. E kam fjalën për ndërmjetësimin evropian përmes propozimit francezo-gjerman (për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd), sepse statusi quo nuk i përshtatet asnjërës palë, as Kosovës e as Serbisë. Nga statusi quo përfitojnë vetëm vendet e treta që duan të mbajnë një konflikt të hapur këtu dhe në këtë mënyrë të ndikojnë”, tha Osmani.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkrumbohet autobusi në Berat, merr flakë në rrugë

Story i radhës

Ndërron jetë gjinekologu Dr. Shaban Rexhepi, pak minuta pas ndërrimit të moteve

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë