Nga një janari i vitit 2023 Republika e Maqedonisë së Veriut do të udhëheqë me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, në një moment mjaft sfiduese marr parasysh agresionin rus në Ukrainë.
Kryediplomati Bujar Osmani në “Rruga drejt…” ka folur për rëndësinë e rolit të ri që i është dhënë shtetit në moment kur ai vet ka timonin e politikës së jashtme të vendit.
“Maqedonia e Veriut për herë të parë vërehet në skenën ndërkombëtare. Merr udhëheqjen e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, që përfshinë 57 vende participuese dhe 1.1 miliardë njerëz. Është e vetmja organizatë e sigurisë e cila brenda e ka edhe SHBA-në edhe Rusinë. Dhe ne udhëheqim gjatë vitit 2023, në kushtet e një luftë në Europë”, theksoi Osmani.
Osmani ka folur edhe për Raportin e fundit të progresit për vendin. Pasqyra më e mire e diplomacisë së vendit, sipas tij, është Raport progresi i BE-së, i cili Maqedoninë e Veriut në kapitullin për Diplomacinë ku ka dhënë notën “progres shumë i mirë”.