Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në organizim të Institutit për Politikë Evropiane, mori pjesë në panel diskutimin me temën “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi në Maqedoninë e Veriut”. Në këtë drejtim Osmani u përqendrua në rëndësinë e zgjerimit të BE-së dhe nevojën urgjente për një moment të ri në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Të dyja palët duhet të arrijnë progres konkret: Bashkimi Evropian të sigurojë më shumë përfitime praktike dhe rezultate të prekshme që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit, ndërsa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin aktivitete konkrete dhe reale në zbatimin e planeve kombëtare të reformës dhe miratimin e standardeve të BE-së. Lidhur me zbatimin e proceseve reformuese në procesin e anëtarësimit në BE, si dhe ato në kuadër të Dialogut Strategjik, punohet për procese kompementare, të cilat do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut një shtet me kapacitet më të lartë demokratik, me besim shumë më të madh në sistemin gjyqësor dhe me shkallë shumë më e ulët e korrupsionit, krahasuar me gjendjen e tanishme”, theksoi Bujar Osmani.
Ai përkujtoi se për herë të parë në histori ministër i vendit tonë është angazhuar si kryesues i OSBE-së, ku kosideron se shteti mund të kontribuojë në gjenerimin e një fryme më pozitive, përforcimin e dialogut në hapësirën e OSBE-së.
Në një prononcim për media, Osmani tha se ngjarje të tilla debatore janë një mundësi që të dëgjohet sektori civil lidhue me politiën e jashtme dhe sfidat për pozicionim të vendit në skenën politike ndërkombëtare. Thotë se tani është ndryshe nga një apo dy dekada më parë, dhe po rritet vetëbesimi i te qytetarët.
“Për shkak se sot jemi anëtare e NATO-s, sot kryesojmë me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë, OSBE-në, sot jemi nefgociojë me Bashkimin Evropian. Këtë vit kryesojmë me dy nisma të tjera rajonale. Do të thotë tashmë një pozicionim serioz ndërkombëtar, që besoj se do ta rrisë në radhë të parë vetëbesimin tonë si njerëz, sepse fatkeqësisht për shkak të peripecive që kemi kaluar sshtet, njerëzit e kanë humbur vetëbesimin, ndërsa ku humbet vetëbesimi, pastaj humb lojaliteti humbet edhe mundësia që secili të kontribuojnë. Mendoj se dalëngadalë po e kthejmë atë vetëbesim te populli përmes këtij pozicionimi të ri serioz, kuptohet dhe imazhin e ri të shtetit në botë”, theksoi Osmani.
Ministri thotë se realisht qytetarët janë të interesuar për politikën e jashtme dhe duhet të përfshihen më shumë në përcaktimin e drejtimeve dhe prioriteteve të politikës së jashtme të shtetit.
“Qytetarët kishin pyetje shumë specifike dhe të mira në lidhje me politikën ndërkombëtare, në lidhje me politikën e jashtme të shtetit, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë, shqetësimin se cilat mund të jenë pasojat në kushte të një rezultati të ndryshëm në Ukrainë, fitorja. e njërës apo tjetrës palë për perspektivën evropiane të shtetit, për marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë për dialogun strategjik me SHBA-në për kryesimin e OSBE-së do të thotë shumë çështje. Mendoj se nuk ka dilemë për mbështetjen për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nga ata që ishin këtu dhe se kuptojnë se disa pakënaqësi që mund të ekzistojë është e përkohshme dhe është rezultat i frustrimit në këtë rrugë të vështirë që ka kaluar shteti, por të gjitha pa mëdyshme në lidhje me atë se shteti nuk ka alternativë përveç anëtarësimit në BE”, potencoi Osmani.
Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Inkurajimi i analizës së politikave dhe debatit publik”. Projekti zbatohet nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative në Universitetin Stenford në SHBA dhe financohet nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci.