Osmani: Maqedonasit në Shqipëri nuk do të bullgarizohen

min lexim

Pas paralajmërimeve të zyrtarëve bullgar se do ti japin mbështetje pakicën bullgare, duke aluduar në pakicën maqedonase që jeton në territorin e Shqipërisë, ministri i jashtëm i vendit Bujar Osmani, ka vizituar zonën ku jeton pakica maqedonase në Shqipëri. Sipas kryediplomatit Osmani nuk ekziston rrezik i asimilimit të maqedonasve në Shqipëri.

“Fenomeni i pasaportizimit si instrument I inzhinieringut etnik është i njohur edhe më gjërësisht në rajon. Mendoj se nuk do të japë fryte. Unë me të gjithë njerëzit që jam takuar, të gjithë janë të vetdijshëm për këto çështje. Edhe ne besojmë në institucionet e Shqipërisë, në pjesën e regjistrimit, por këtu jemi edhe ne të ju ndihmojmë, në komunikim me këta njerëz, në asistim, që ta ruajnë veçoritë e tyre kulturore dhe etnike.”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Gjithashtu Osmani me banorët e Trebishtit kanë biseduar në lidhje me mundësinë e ndryshimit të orarit të punës së pikës kufitare Trebisht-Xhepishtë, si jashtëzakonisht e rëndësishme për çështjen e pakicës maqedonase në rajonin e Gollobërdës. Osmani tha se do të propozon një plan përmes të cilit do të definohet se si do të munden instituconet e RMV-së tu ndihmojnë pakicës maqedonase në Shqipëri nëpërmjet projekteve konkrete.

“Planifikoj që sapo të kthehem në Shkup të dorëzoj një informacion deri te qeveria për të gjitha çështjet dhe mundësitë për të cilat do të mundemi ne tu dalim zot. Atë ta kthejmë në një plan akcional dhe atë plan akcional, institucionet ta implementojn, me të vetmin qëlllim që tu ndihmohet pakicës maqedonase në Shqipëri në pjesën e çështjeve arsimore, kulturore, gjuhësore.”, tha Osmani.

Osmani me këtë rast vizitoi edhe Pustecin, Prespën e vogël si dhe shtëpinë përkujtimore të shkrimtarit Sterjo Spase.

Story i mëparshëm

VOA: Luftanijet amerikane kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit

Story i radhës

CIA “zbarkon” në Elbasan? Zbardhen detajet e misionit të tre agjentëve

Të fundit nga