Osmani: Leotrimi ishte një nga 1,133 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për shtatoren e ngritur për Leotrim Ahmetin në Skenderaj, 7-vjeçari që u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Osmani ka thënë se ai është një nga 1,133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

“Leotrim Ahmeti ishte vetëm shtatë vjeç kur u vra nga forcat e Millosheviqit në vitin 1998. Ai është një nga 1133 fëmijët e pafajshëm të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

“Sot për nder të tij në Skenderaj është ngritur shtatorja. Ne qëndrojmë me familjen e tij – dhe çdo familje të plagosur nga humbja e fëmijëve të tyre të çmuar. Jetët e tyre ishin çmimi i lartë i lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Story i mëparshëm

Për shkak të femrave të bukura shtohet apetiti

Story i radhës

Kumbaro: Operacioni `Plazhe të Pastra`, deri në shtator

Të fundit nga