Osmani largohet nga Shkëndija

May 14, 2023
1 minut lexim

Qatip Osmani nuk është më trajner i Shkëndijës, pasi kryesia ka pranuar dorëheqjen e tij.

Shkëndija e ka mbyllur me fitore sezonin garues 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni.

Kuqezinjtë ishin mysafirë të Rabotniçkit, në Shkup, në xhiron e 33-të dhe morën fitoren e 16-të sezonale me golat e Dorievit dhe Shalës, ndërsa pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani ka njoftuar dorëheqjen.

“Ishte ndeshje interesante me raste shënimi nga të dyja palët. Luajtëm me ekip të kombinuar dhe prapë se prapë mendoj se me meritë morëm fitoren.

A mund të bëhej më mirë këtë sezon? Mendoj se gjithmonë mund të bëhet më mirë.

Por ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është se kjo ishte ndeshja e fundit për mua si trajner i Shkëndijës.

Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen që kam pasur këtë vit, duke filluar nga ekonomat, stafit mjekësor, stafit teknik, udhëheqësisë, publikut, “Ballistëve” dhe ndoshta më me rëndësi kompanisë “Ecolog” e cila vazhdimisht vite me radhë investon në këtë ekip për të ndërtuar një klub Evropian.”

KF Shkëndija falënderon Qatip Osmanin për angazhimin e tij në klub, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KPP Gani Maloku dhe KPP Shpresa kampionë të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës 

Story i radhës

Merr flakë treni i mallrave në Maqedoni, drejtuesi shkëput lokomotivën për të shpëtuar vagonët

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë