Osmani-Landsbergis: BE të sjellë vendim gjeostrategjike si ato të vitit 2004 dhe 2007

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, i cili po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.

Ministri Osmani theksoi se është e domosdoshme që Bashkimi Evropian të bëjë hap urgjent për të zbatuar vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut nga marsi i vitit 2020, që do të forcojë kursin evropian të rajonit, do të konsolidojë stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe evropiane, si dhe do t’i parandalojë ndikimet e qendrave të tjera gjeopolitike.

“Me Ministrin Landsbergis u dakorduam se sot janë të domosdoshme vendimet gjeostrategjike, të ngjashme me ato të vitit 2004 apo 2007, që do të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të rajonit, por edhe do ta ruajnë kredibilitetin e Unionit në rajon. Përshpejtimi i procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes fillimit të negociatave është mënyra më e mirë për ta bërë këtë dhe dua të shpreh mirënjohjen time që kemi mbështetjen e plotë lituaneze”.

Ministri Landsbergis theksoi se Lituania vlerëson lartë harmonizimin e plotë të vendit tonë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, përmes vendosjes së të gjitha masave restriktive që rrjedhin nga agresioni ushtarak Rus ndaj Ukrainës, ndihmës humanitare që ia ofron Ukrainës dhe gatishmërisë sonë për të pritur refugjatë nga Ukraina.

Diskutimet iu referuan për bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, ku të dy vendet janë aleate, të cilët bashkërisht në mënyrë aktive kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të kontinentit evropian. Të dy Ministrat, duke iu referuar arkitekturës së rrënuar të sigurisë në Evropë, diskutuan për kontributin e Maqedonisë së Veriut në forcimin e mbrojtjes së krahut lindor të Aleancës së NATO-s, si dhe për përgatitjet për Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid.

Në takim u bë fjalë edhe për bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, ku Ministri Osmani informoi për hapat e ndërmarrë deri më tani të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme me qëllim kryesimin e suksesshëm me OSBE-në në vitin 2023.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

Story i radhës

Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga