Osmani: Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura, do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve

1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin që ka pasur me Kryediplomaten e Finlandës, Elina Valtonen.

Osmani ka thënë se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura në mbrojtjen e vlerave evropiane, derisa tha se do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e raporteve ndërshtetërore.

“Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetëndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Do të vazhdojmë angazhimin për forcimin e raporteve tona ndërshtetërore. ”, ka shkruar Osmani.

Story i mëparshëm

Enca ka një lajm të mirë për fansat e saj

Story i radhës

Shkëmbim zjarri në Mynih pranë një muzeu dhe konsullatës së Izraelit, policia vret sulmuesin

Të fundit nga