Osmani: Konflikti Rusi-Ukrainë, jemi të sigurt, jemi pjesë e NATO-së

February 14, 2022
1 minut lexim

A rrezikohen kufijtë e RMV-së nga konflikti i mundshëm, Rusi-Ukrainë, si duhet të veprojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë në rast të ndonjë konflikti që ndodhen atje.

Për këto dhe shumë çështje tjera, ka folur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ka thënë se kufijtë e RMV-së janë të sigurt falë faktit që jemi anëtarë e NATO-së. Osmani thotë se do të ishte ndryshe po të mos ishim pjesë e NATO-së.

“Tash, kufijtë nuk rrezikohen sepse garanci për këtë është NATO. Sigurisht që frika do të ishte ndryshe pot ë mos ishim anëtarë të NATO-s dhe prandaj inkuadrimin në NATO, e konsiderojmë si një prej arritjeve më të rëndësishme në politikën të jashtme dhe përcaktimet tona strategjike, për shkak se NATO, është aleancë e cila garanton, mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare që pjesë e sajë jemi edhe ne. Po se sigurisht do të shkakton dhe pasoja të shumta në continent, por edhe më gjërë kjo është padilem, varësisht në çfarë niveli dhe në çfarë intensiteti, eskalon situate atje, me invasionin e mundëshëm rrus, në Ukrainë. Siç thashë, ne kemi parashikuar disa skenare, nga një intervenim i izoluar deri në luftë e hapur ndërmjet dy vendeve. Përveç se jemi pjesë e aktiviteteve të NATO-s, gjithashtu bëjmë edhe planifikimet e tona të brendshme dhe unë që para 10 ditëve kam kaluar një informacion në Qeveri, në të cilat kam propozuar masat të cilat unë kam propozuar t’i ndërmarrim, për mbrojtje të vendit, parashikim të pasojave ekonomike, natyrisht edhe të gjitha vlerësimeve që duhet t’i bën shteti në këtë drejtim”, është shprehur Osmani.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konflikti Rusi-Ukrainë, Osmani: Jemi të sigurtë, do të ishte ndryshe po të mos ishim pjesë e NATO-s

Story i radhës

Bien ndjeshëm rastet e reja në Kosovë, sot 2 humbje jete nga Covid-19

Të fundit nga

ShkoLartë