Shkup, 12 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot porositi se komunikimi me Republikën e Bullgarisë duhet të jetë i vazhdueshëm dhe intensiv.
“Sa më shumë që lëmë hapësirën pa komunikim, dikush tjetër hyn në atë komunikim dhe rrëmben agjendën dhe na largon nga trajektorja që kemi tërhequr që nga korriku i këtij viti. Ne u morëm vesh që të aktivizojmë menjëherë grupet e punës sektoriale sepse javën e ardhshme një ekip nga të dy ministritë do të bëjë kalendar për takimet fikse të grupeve të punës sektoriale, pesë grupet që u formuan në fillim të vitit. Ata do të takohen një herë në muaj për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm, monitorim të vazhdueshëm të planeve të veprimit në fushën e bashkëpunimit”, tha Osmani në takimin e sotëm me mediat.
Osmani informoi se për një ngjarje menjëherë janë marrë vesh me homologun e tij bullgar, Nikollaj Millkov, ndërsa kalendarin tjetër, siç tha, ekipet do ta përgatisin javën e ardhshme. Informoi se i ka caktuar njerëzit të cilët nga MPJ-ja jonë dhe MPJ bullgare do të takohen onllajn këtë javë që ta përcaktojnë kalendarin.
Në takimin me mediat, Osmani foli për vizitën e punës në Bullgari në fillim të javës të cilën e vlerësoi si shumë të rëndësishme. Informoi për takimet e realizuara në Sofje, me kryeministrin Gallab Donev, me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme, Millkov dhe takimet me gati të gjithë liderët e partive politike parlamentare në Republikën e Bullgarisë.
“Qëllimi ishte jo vetëm ruajtja normale e komunikimit, kthimi i agjendës, por edhe një lloj diplomacie parandaluese, sepse filloi të mos më pëlqente tendenca dhe dinamika e marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë, veçanërisht pas hapit të madh që bëmë në korrik të këtij viti. Meqë atje nuk ka qeveri politike, kam dashur të takohem edhe me zyrtarët, por edhe me partitë politike”, tha Osmani. Ai shtoi se ka insistuar për një format të tillë të takimeve në vetë Parlamentin bullgar, veçanërisht gjatë seancës konstituive kur, siç tha, liderët e partive politike filluan të shkëmbejnë mendime për një Deklaratë të re për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Osmani informoi se janë marrë vesh që të mbahet forum biznesi me Republikën e Bullgarisë, i cili do të mbahet në fillim të dhjetorit në Shkup. Presin numër të madh të biznesmenëve dhe kompanive nga Bullgaria bashkë me ministrin Millkov të vijnë në Shkup. Me këtë, siç tha, do të shënojmë shkëmbim tregtar një miliardë euro këtë vit.
“Këtu kemi krijuar grupe tematike pune për zbatimin e protokollit. Për çdo temë, një grup pune plus një grup pune ndërdepartamentar, pra ministror. Bullgaria ka bërë të njëjtën gjë në Ministrinë e tyre, me çka ka grupe pune atje dhe këtu për të ndjekur protokollin. Pra, përveç ndjekjes së protokollit, janë aktivizuar grupet sektoriale të punës dhe ky ekip që do të mblidhet javën e ardhshme do të bëjë një kalendar për komunikimet e tyre, komunikime më të shpeshta. Ajo që mbetet për t’u dakorduar në periudhën e ardhshme dhe është obligim në protokoll, është kalendari për festime të përbashkëta për figurat historike tashmë të dakorduara”, informoi Osmani.
Osmani informoi se duhet të vendoset kalendar për pesë figurat historike të dakorduara në përputhje me protokollin për vitin 2023 dhe 2024. “Do të shohim që ky ekip që prezantuam të mund ta ruajë kalendarin për grupet punuese sektoriale për grupet punuese për protokollin dhe të fillojë bisedimet mundësisht në bashkëpunim me komisionin historik, megjithëse është punë e dy qeverive të përcaktojnë kalendarët, nëse do të jenë jubilar, nëse do të jenë pesëvjeçar, dhjetëvjeçar, një vit… Do të shohim në varësi me cilat figura janë dakorduar”, tha Osmani.
Për një figurë, siç theksoi, tashmë kemi vendosur model, e ai është në Romë, 24 Maji – Dita e Iluministëve Mbarësllav, festë të cilën tashmë disa vite e festojmë bashkë. Mbeten Shën Klimenti, Shën Naumi dhe Samoili për të cilët duhet të fillojnë bisedimet.
Në kuadër të vizitës së punës në Bullgari është biseduar edhe për qendrën kulturore në Blagoevgrad, për të cilën, siç tha ai, ka qëndrim pozitiv. “Mbetet të shihet se kur, në çfarë periudhe do të jemi gati për të gjithë procedurën, dokumentacionin etj. që të hapet qendra kulturore në Blagoevgrad”, tha Osmani. Ai ka shtuar se takimet me partitë politike kanë qenë pozitive dhe konstruktive.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për vizitën e punës në Bullgari, Osmani theksoi se provokimet, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çështjet e identitetit, veçantisë dhe gjuhës në veçanti, siç tha ai, shqetësojnë qytetarët dhe veçanërisht ngushtojnë hapësirën për bashkëpunim në çdo pjesë tjetër në të cilin duhet të ketë bashkëpunim.
“Nuk ka pasur asnjë takim të veçantë me liderët e partive politike në Parlament në të cilin nuk u ndala këtë pjesë, kur ato deklarata që kishin të bënin me veçantinë, identitetin dhe gjuhën dhe se aq më shumë dhe nëse fare ka biseda për atë çështje, aq më shumë do të ngushtohet hapësira për çdo komunikim normal për çështje të tjera. Mendoj se të gjithë e kuptuan porosinë se sa e ndjeshme është dhe sa duhet të jenë të kujdesshëm për çështjet që kanë të bëjnë me tema si identiteti, veçantia dhe gjuha”, tha Osmani.
Burimi: zhurnal.mk