osmani kemi siguruar mbeshtetje edhe nga vendet skeptike per zgjerimin e be se 61f3dc60bfff5

Osmani: Kemi siguruar mbështetje edhe nga vendet skeptike për zgjerimin e BE-së

January 28, 2022
1 minut lexim
osmani komision

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme ka folur rreth bisedimeve me Bullgarinë, përcjell TV21. Osmani tha se përveç problemit me Bullgarinë, vendi ka arritur të sigurojë mbështetje të fuqishme edhe nga vendet skeptike për procesin e zgjerimit të BE-së.

“Dua të theksoj se në kushte kur udhëheqim një kontest asimetrik, me vendin që tashmë është anëtare e Bashkimit Evropian, dhe është në tryezë me partnerët tjerë, kemi arritur të sigurojmë mbështetje të patër, pa hamendje nga 26 vendet tjera anëtare. Kemi arritur ti paraqesim argumentet tona, dhe jo vetëm ta mbajmë mbështetjen për nisjen e negociatave nga vendet që na mbështesin tradicionalisht, por arritëm që të marrim mbështetjen edhe nga vendet që publikisht në mënyrë skeptike e shohin procesin e zgjerimit”, tha mes tjerash Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjobiten 173 shofere nuk u kane dhene perparesi kembesoreve 61f3d77c62298
Story i mëparshëm

Gjobiten 173 shoferë, nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve

okb mungese ekstreme e ushqimit ne tigray te etiopise 61f3df2fdce2e
Story i radhës

OKB: Mungesë ekstreme e ushqimit në Tigray të Etiopisë

Të fundit nga

ShkoLartë