osmani kemi cka ti ofrojme osbe se jo rastesisht na zgkodhen per kryesues 63aa0229371a0

Osmani: Kemi çka t’i ofrojmë OSBE-së, jo rastësisht na zgkodhën për kryesues

December 26, 2022
1 minut lexim

Shkup, 26 dhjetor – Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani konsideron se kryesimi me OSBE-në vitin e ardhshëm do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për vendin.

 

Siç tha Osmani në emisionin “Top tema”, kemi çka t’i ofrojmë OSBE-së dhe jo rastësisht na kanë zgjedhur për kryesues.

Ministri përkujtoi se në Shkup ishte dërguar misioni i parë i terrenit i OSBE-së për të parandaluar përhapjen e konfliktit ushtarak nga BeH-ja.

“Edhe tani përnjëherë, ai shtet i vogël në të cilin pati nevojë për mision të terrenit në mënyrë që të qetësohen tensionet ndëretnike, në mënyrë që të parandalohet konflikti ushtarak, arriti të kryesojë me organizatën më të madhe ndërkombëtare”, potencoi Osmani.

Sipas tij, “vendi do të japë futprint serioz gjatë kryesimit”.

“Arrijmë hap serioz në demokracinë e brendshme multietnike funksionale, model unikat me të cilin gjithnjë e më tepër përdoret si referencë për shtetet e tjera multietnike, Krijuam kulturë të kompromisit, kulturë të dialogut, të marrëdhënieve të mira fqinjësore që gjithashtu është unikal për këtë rajon të vështirë i cili shumë rëndë bashkëpunon dhe zgjidhë konflikte. Ne kemi përvojë, kemi model që dëshirojmë përmes kësaj platforme ta prezantojmë në rajonin e OSBE-së, por kemi edhe përvojë të drejtpërdrejtë me misionet e OSBE-së”, theksoi Osmani.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike krahasuar me vitin 2021 63aa01c37ed85
Story i mëparshëm

Trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike, krahasuar me vitin 2021

a po kthehen te larguarit nga ash tani pas zerave te fundit per hyrje ne qeveri flet taravari 63aa02302afce
Story i radhës

A po kthehen “të larguarit” nga ASH tani pas zërave të fundit për hyrje në qeveri? – Flet Taravari

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë