osmani institucionet kane vullnet per tejkalimin e situates aktuale ne koordinim me aleatet 64b6ba5652dff

Osmani: Institucionet kanë vullnet për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët

July 18, 2023
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim Osmani falënderoi ambasadorin Bowman për angazhimin e tij në thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale në mes të Kosovës dhe Kandasë.

“Presidentja falënderoi ambasadorin Bowman edhe për mbështetjen e vazhduar përmes projekteve të ndryshme, në veçanti, mbështetjen për fuqizimin e grave dhe vajzave si dhe avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë partneritetin dhe bashkëpunimin në rritje me Kanadanë, duke vënë theksin në vlerat e përbashkëta demokratike, për të cilat të dy shtetet janë të përkushtuara që t’i promovojnë anekënd botës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Bowman biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kurti po nisim tua hapim rrugen zgjedhjeve te parakohshme ne veri 64b6ba2103bae
Story i mëparshëm

Kurti: Po nisim t’ua hapim rrugën zgjedhjeve të parakohshme në veri

zyrtare kim min jae lojtar i bayern munichut 64b6bc3621996
Story i radhës

Zyrtare: Kim Min-jae, lojtar i Bayern Munichut

Të fundit nga

Jeta e Arionit pas ndarjes nga Diana

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arion Rexha po shijon jetën si beqar. Pas ndarjes nga partnerja e tij, Diana Tahiri, ai ka ndarë copëza nga jeta e

Sulm masiv me dron në Moskë

Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit, thonë zyrtarët lokalë. Guvernatori rajonal Andrei Vorobyev thotë
ShkoLartë