Osmani: I vlerësoj përpjekjet që Franca po bën për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian

May 20, 2022
1 minut lexim

“Vlerësoj veçanërisht përpjekjet që Franca po bën për të zhbllokuar procesin e integrimeve evropiane duke mbajtur seancat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur Osmani në profilin e tij në Facebook pas takimit me një delegacion të lartë të Ministrisë së Jashtme të Francës, të përbërë nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë së BE-së në MPJ të Francës Cyril Dikemal, Leonor Guim, këshilltar në Drejtorinë e BE-së, Sylvain Gioge, Zëvendës Drejtor për Evropën dhe Nicholas Faye, Shef i Misionit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Evropën Kontinentale.

Fillimi i negociatave për anëtarësim dhe anëtarësimi në BE është investim gjeostrategjik për stabilitet dhe prosperitet për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Evropën, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik, ka shkruar Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilltari i Zelenskyy: Ne do të bëjmë gjithçka për të mos i zhgënjyer njerëzit tanë

Story i radhës

Futbollistja që ka “çmendur” rrjetin

Të fundit nga

ShkoLartë