Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me Vopke Hukstra, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, u shpreh i kënaqur që ruajmë një intensitet të mirë të dialogut politik në një nivel të lartë.
Ky është një pasqyrim, theksoi Osmani, i miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve tona që vazhdon në tre dekadat e fundit.
Shefi i diplomacisë, duke informuar se vitin e ardhshëm po shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Holandës, theksoi se Holanda është një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe më konsekuent të zhvillimit demokratik të Republikës së Maqedonisë por edhe të perspektivave euroatlantike.
“Holanda është një nga donatorët më të mëdhenj që fokusohet pikërisht në zhvillimin e demokracisë së shoqërisë civile. I jemi mirënjohës për të gjitha këto, por sigurisht edhe për mbështetjen konkrete dhe konsekuente në rrugën tonë të integrimeve evropiane, tha Osmani.
Siç informoi ai, në takim është biseduar për fillimin e negociatave me BE-në, më 19 korrik, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, fillimin e skriningut.
“Shpjegova për përgatitjet që po bën Maqedonia e Veriut për një javë kur do të duhet të hapë grupin e parë në seksionin e skriningut dhe sfidat që na presin në atë rrugë. Dhe ishte kënaqësi të dëgjosh se Holanda është e gatshme të vazhdojë dhe të intensifikojë mbështetjen e saj në përgatitjen e vendit për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, tha ministri Osmani.
Osmani dhe Hukstra biseduan edhe për bashkëpunimin dypalësh, duke e vlerësuar atë të shkëlqyer si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Ata folën edhe për rritjen e trendit të shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, por edhe për numrin e turistëve, si dhe për faktin se 35 mijë turistë holandezë kalojnë në vit në RMV, shifër kjo që flet vetë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Në fokus ishin gjithashtu sfidat rajonale, por edhe konteksti i përgjithshëm gjeopolitik i imponuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat që ai shkakton.
“E theksova edhe një herë se Republika e Maqedonisë vazhdon me përputhshmërinë e vazhdueshme të politikës së jashtme dhe të sigurisë me BE-në dhe me mbështetjen e qartë të Ukrainës dhe luftën e saj kundër këtij agresioni”, theksoi ministri Osmani.
Edhe një herë u falënderua për këtë, siç tha, vizitë vërtet të rëndësishme e cila jo vetëm që hap një anë të re në marrëdhëniet në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, por edhe inkurajon qytetarët dhe mbarë shoqërinë në këto sfida të reja me të cilat po hyn RMV-ja me hapjen e negociatave për anëtarësim.
Në takim u bisedua edhe për partneritetin tonë në NATO, si dhe për kryesimin tonë me OSBE-në në vitin 2023, ku presim, tha Osmani, të kontribuojmë në kuadër të organizatës në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë të polarizimit të fortë të organizatës, por edhe të një arkitekturë të rrënuar të sigurisë në Evropë.
Ministri Vopke Hukstra, duke theksuar se kjo është vizita e tij e parë në vendin tonë, dërgoi një urim për ditën e nesërme të Pavarësisë.
Sipas tij, mes dy vendeve është vendosur një dialog i shkëlqyer, kemi marrëdhënie të forta dypalëshe dhe presim me gëzim, theksoi ai, që vitin e ardhshëm të festojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike.
“Sot, ne dhe ekipet tona rikonfirmuam mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe popullin ukrainas, dhe domosdoshmërinë për t’i dhënë fund agresionit rus. Dëshiroj të përgëzoj Maqedoninë e Veriut për qëndrimin së bashku me partnerët e NATO-s në mbështetje të Ukrainës duke treguar dhe forcuar unitetin. Gjithashtu Maqedonia e Veriut ka ndihmuar edhe në dërgimin e armëve, tha ministri Vopke Hukstra.
Ai iu referua Konferencës së Parë Ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe theksoi se ajo shënon fillimin e fazës fillestare të negociatave për anëtarësim.
“E di dhe konfirmoj se ka pasur shumë momente të vështira më parë për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, unë i mbështes plotësisht të gjitha angazhimet dhe përpjekjet tuaja në rrugën drejt integrimit në BE, tha Hukstra.
Ai vlerësoi se sot kanë pasur një takim të këndshëm dhe konstruktiv me ministrin Osmani, një takim konstruktiv dhe ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë takimi i tyre i fundit.
“Dua të them qartë se besoj në një të ardhme të përbashkët evropiane për dy vendet tona, tha ai dhe shtoi se në takim është biseduar edhe për mënyrën sesi Maqedonia e Veriut planifikon të forcojë reformat, përpjekjet për reforma, për të cilat është punuar në vitet e kaluara dhe cilat janë përgatitjet për zbatimin e reformave të ardhshme.
Sigurisht, tha shefi i diplomacisë holandeze, si gjithmonë, rruga drejt anëtarësimit në BE kërkon kohë.
“Biseduam në detaje për këtë çështje, folëm se si mund të ndihmojë Holanda, folëm për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër tij. Dëshiroj të theksoj në emër të Holandës se ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe inkurajojmë të gjitha përpjekjet e vendit tuaj drejt integrimit në BE. Ne gjithashtu do të jemi të lumtur të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut në grumbullimin e të gjitha përpjekjeve për anëtarësimin përfundimtar në BE. Shpresoj se do të shfrytëzojmë të gjithë potencialin për bashkëpunimin tonë si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe në një kontekst tjetër, theksoi ministri Hukstra në konferencën për shtyp.