Osmani – Gir: Ambicia jonë është anëtarësimi në BE deri në vitin 2030

January 24, 2023
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim pune me shefin e Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir.

Fokusi i bisedimeve ishte bashkëpunimi ndërmjet OSBE-së, të cilën ne e kryesojmë aktualisht, dhe BE-së, duke përfshirë këtu edhe nevojën për një koordinim më të ngushtë në kontekstin e ndjeshëm gjeopolitik. Ministri Osmani e informoi ambasadorin evropian për vizitën e fundit në Kiev dhe takimet me kreun e shtetit ukrainas. Ai paralajmëroi vizitë në Bruksel në fund të muajit, ku në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së do të takohet me krerët e institucioneve të BE-së, ku temë qendrore e bisedës do të jetë Ukraina.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, përkatësisht për agjendën e reformave në dritën e negociatave të filluara për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, ambasadori Gir vuri theksoi sinjalet pozitive nga Komisioni Evropian për nivelin e gatishmërisë së administratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit të shqyrtimit. Ai potencoi gjithashtu rëndësinë e miratimit të amendamenteve të paralajmëruara kushtetuese, të cilat kërkojnë vullnet të sinqertë politik dhe kurs pro-evropian nga të gjithë faktorët politikë në vend.

Ministri Osmani iu referua momentumit aktual që nuk duhet ta lëshojmë në raport me procesin e integrimeve evropiane, si garanci për stabilitet afatgjatë, zhvillim ekonomik dhe konsolidim të sundimit të ligjit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prej paralajmërimit për dorëheqje deri tek presionet e ndërkombëtarëve, dekodohen dramat e Vuçiqit

Story i radhës

Luftime të ashpra në zonat lindore të Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë