Osmani: Fronti Europian është një nga gjërat më të rëndësishme e viteve të fundit në vend

April 15, 2024
1 minut lexim

Qendër Zhupa ka qenë lokacioni i radhës ku ka zbarkuar karvani i kandidatit për president, Bujar Osmani. Osmani ka theksuar se Fronti Europian është një nga gjërat më të rëndësishme e viteve të fundit në këtë vend.

“Ky është koalicioni më i natyrshëm i mundshëm që ka ndodhur ndonjëherë. Ky është një koalicion njerëzish që kanë përjetuar padrejtësi, diskriminim, përjashtim dhe të gjithë janë bashkuar në një platformë, e cila nuk ka asnjë qëllim keqdashës. Ka një qëllim shumë të qartë dhe të thjeshtë; mundësi të barabarta për të gjithë”, ka deklaruar Osmani.

Qëllimi i Frontit Evropian, sipas Osmani, është për të thyer barrierat, si fizike ashtu edhe mendore.

“Ne, shqiptarët ia dolëm. Duhet të them që ia dolëm. Ne ishim një popull i përjashtuar. Deri para vitit 2002, nëse shikoni shifrat, 0.2% ishim në institucione. Do të thotë 0. Për 20 vjet sot jemi popull me Kryeministër, me ministër të Jashtëm, me ministër Financash…”, ka thënë mes tjerash kandidati për president Bujar Osmani.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Priten reshje të dendura shiu, bubullima, vetëtima dhe breshër – Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë mësimin në distancë për dy ditë

Story i radhës

Tahiri e pyet Zv.kryeministrin e Moldavisë “si do të votoni për Kosovën” – kjo është përgjigja e tij

Të fundit nga

Në Parlament do të ketë pyetje deputetësh

Kuvendi sot do të mbajë mbledhjen e 21-të, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit gjatë muajit. Sipas Rregullores

Mot i mirë sot, ngriten temperaturat maksimale

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me
ShkoLartë