Osmani: Formulimi i amendamenteve kushtetuese do të tregojë se nuk ka asgjë kontroverse në procesin

May 5, 2023
min lexim

Skriningu me KE-në po zhvillohet në nivel të kënaqshëm. Nuk ka asnjë devijim nga ajo që është shkruar në kornizën negociuese, apo me kompletimin e ndryshimeve kushtetuese që të fillohet me hapjen e kapitullit të parë, thotë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

Ai nga Nju Jorku, ku duhet t’i drejtohet Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe të prezantojë prioritetet e kryesimit tonë me OSBE-në, ka mbajtur një brifing përmes video-lidhjes, ndërsa ka theksuar se këtë javë ka pasur bisedime serioze në Bruksel në nivel teknik në lidhje me atë se cilat janë hapat e mëtejshëm, dinamikat e brendshme këtu përsa i përket detyrimeve tona që kemi lidhur me procesin.

“Skenari është krijuar konform kornizës së negociatave, por djalli është në detaje. Dua të merren parasysh paraprakisht mendimet e të gjitha vendeve anëtare, të Bullgarisë, dinamikës e amendamenteve kushtetuese në mënyrë që të kemi të gjitha kombinimet e mundshme, nuk ka tërheqje nga ajo që shkruhet në kornizën e negociatave, apo me kompletimin e ndryshimeve kushtetuese që të fillohet me hapjen e kapitullit të parë”, ka thënë ministri Osmani.

Ai theksoi se nga ana e ekspertëve, aspektit teknik, skriningu po shkon në nivel të kënaqshëm, njerëzit tanë janë në krye të detyrës, janë të kënaqur edhe përfaqësuesit evropianë me atë që është bërë dhe priten raportet që nga kapitujt e parë ku ka përfunduar skriningu bilateral, të fillohet të punohen, që më pas të jemi të gatshëm për hapjen e kapitullit.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ka bisedime me deputetë, cila është dinamika e ndryshimeve kushtetuese dhe kur pritet të fillojë procedura parlamentare, Osmani ka thënë se tashmë grupi punues ka filluar punën në formulimin e amendamenteve kushtetuese dhe pret që ajo të ecë lehtë sepse, thotë ai, “është definuar në protokoll saktë si dhe ku është ajo ndërhyrje që duhet bërë”.

“Në momentin pasi të formulohen amendamentet mendoj se duhet të fillojë menjëherë debati publik. Qeveria duhet t’i miratojë, opinioni të debatojë, gazetarët, ekspertët lidhur me ato formulime sepse ne deri tani më shumë po debatojmë për disa supozime dhe konspiracione, sesa për formulimet reale, pra për tekstin që duhet të futet në Kushtetutë. Sapo të kthehemi nga Uashingtoni, mendoj se komisioni tashmë do të dalë me formulime të caktuara dhe këtu formalisht fillon debati publik për amendamentet konkrete të Kushtetutës”, thekson Osmani.

Sipas tij, kjo do të jetë pjesa më thelbësore e debatit sepse qytetarët do të kuptojnë kur të lexojnë amendamentet se gjithçka tjetër që është thënë më parë ka qenë pjesë e një propagande partiake-politike, tentim për të futur frikë te qytetarët, për të polarizuar shoqërinë, të përfitohen pikë politike të asaj frike.

I pyetur nëse në afatin e paraparë deri në nëntor do të përfundojë procesi i amendamenteve kushtetuese, duke pasur parasysh kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së opozitare e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese, Osmani tha se është rrjedhë me punë e tyre, përmes përfaqësuesit të MPJ-së në grupin e punës, prania e të cilit është pikërisht aty për të transmetuar protokollin, sepse në të qartë është definuar se çfarë duhet të përmbajnë ndryshimet kushtetuese dhe pret që kjo vetëm të përkthehet në formulim konkret.

”Mendoj se pjesa më thelbësore në këtë proces do të jetë ekspozimi i së vërtetës para qytetarëve. E vërteta do të tregohet kur qytetarët të lexojnë formulimin dhe atëherë të gjitha kullat e kartave propagandistike do të shemben dhe procesi do të paraqitet para qytetarëve dhe ata do të shohin se nuk ka asgjë kontestuese në atë proces. Kur qytetarët do t’i shohin formulimet, pres që ky proces të diskutohet më ndryshe dhe pastaj nëse opozita shikon sërish vetëm kalkulime partiake në llogari të së ardhmes së shtetit, të qytetarëve, vetëm interesin për mandate në Qeveri, atëherë ata do të duhet të japin disa përgjigje ndaj qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Lidhur me bisedimet me deputetët, shefi i diplomacisë thotë se debati mes tyre aktualisht po zhvillohet në nivel joformal dhe zyrtarisht do të fillojë pas publikimit të amendamenteve të formuluara, pas së cilës thotë se nëse ka nevojë do të ulet dhe individualisht me secilin prej tyre të bisedohet dhe me partitë politike në veçanti për të vënë në dukje se cili është problemi mbi formulimet konkrete.

“Pres që media, në parlament, qeveri, nga shoqëria civile se do të organizojnë ngjarje ku do të debatohet ‘për’ dhe ‘kundër’ atyre amendamenteve, në atë debat të përgjithshëm secili të flasë me secilin dhe nuk shoh asgjë kontestuese në atë që edhe deputetët të jenë pjesë e atij debati dhe të shprehin pikëpamjet e tyre”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, brifingun onlajn siç tha ai e organizon për shkak të pamundësisë fizike për të qenë gjatë gjithë kohës në Shkup dhe agjendën e MPJ-së dhe siç thotë ai edhe për shkak të obligimeve me kryesimin e OSBE-së, me Kartën A5 të Adriatikut dhe procesin e bashkëpunimit me EJL e cila fillon nga qershori. Në pyetjen e gazetarëve, ai tha se me një agjendë kaq intensive madje po i drejton të dyja trajektoret – BE dhe OSBE.

Ai ka paralajmëruar edhe përvjetorin e parë – pesë vjet nga Marrëveshja e Prespës e cila do të shënohet me një forum të ri të dialogut të Prespës më 15 dhe 16 qershor.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“S’ka bashkim e as bashkëpunim me BESËN” e thotë Dritan Bexheti nga Alternativa

Story i radhës

Tjetër tragjedi në Serbi/ Nga të shtënat me armë raportohen tetë persona të vrarë

Të fundit nga

ShkoLartë