Osmani flet pas miratimit të rezolutës për Ukrainën nga Kuvendi i Kosovës

March 3, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e një rezolute për Ukrainën.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se Kosova u rreshtua në anën e drejtë të historisë.

“Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë”, ka shkruar Osmani, përcjell Telegrafi.

Presidentja ka falënderuar deputetët që dënuan agresionin rus dhe iu hapën dyert refugjatëve nga Ukraina.

“Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe më tej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina”.

“Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë”, ka shkruar tutje Osmani.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar rezolutën e cila dënon agresionin ushtarak dhe invazionin e Rusisë mbi Ukrainën./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

800 euro të jetë paga në Kosovë!

Story i radhës

A ka rrezik për luftë në Ballkan? Kodheli: NATO është siguri jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për vetë Serbinë

Të fundit nga

ShkoLartë