Osmani: Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli ka filluar

Në konferencën e sotme para mediave, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shqetësohet rëndësisht për gjendjen e tanishme në Iran, veçanërisht pas sulmit masiv ndaj Izraelit që u krye me përdorimin e 200 dronëve.

“Evakuimi do të varet nga dinamika e situatës në orët dhe ditët në vijim si dhe nga aeroporti i hapur në Tel Aviv i cili u kthye në funksion sot në orët e mëngjesit por vetëm për transport të kufizuar”, tha Osmani.

Ai shtoi se, deri tani, janë evakuuar shumica e tyre, duke filluar që në tetor.

“Ne nuk mund të dimë se secili turist ku është për momentin, prandaj i paraqita numrat e telefonit që të gjitha ata që janë në Lindje të mesme dhe duan të kthehen në shtëpi, të thirrin ambasadat tona ose ne MPJ që ne të organizohemi për transportin e tyre”, tha Osmani.

“E këshilloj presidentin e shtetit që të thirr Këshillin e Sigurisë, përfshirë liderët e opozitës dhe partive politike. Sepse, një eskalim në lindjen e mesme, mund të shkaktoj një valë te re të migrantëve, të clët do ta shfrytëzonin rutën ballkanike, e këtu edhe Maqedoninë e Veriut. Prandaj, duhet ta rrisim rezistencën e shtetit ndaj këtyre sfidave”.

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Kryetari Bilall Kasami me aktivitet për kositjen e barit në Tetovë

Story i radhës

Ndërroi jetë pas pesë ditësh në koma, kjo është 24-vjeçarja që u përplas me makinë nga shoferi i dehur në aksin “Përrenjas-Qafë Thanë”

Të fundit nga