Osmani: Ende nuk kemi vendosur nëse do të dërgojmë ambasador në Moskë

November 1, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e quajti lajm të rremë deklaratën e OBRM-PDUKM-së se drejtori i protokollit që dha dorëheqjen do të shkojë si ambasador në Moskë.

Sipas tij, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Duhej të dërgonim ambasador në Moskë diku në fillim të vitit, ai i kaloi të gjitha procedurat, por më pas ndodhi agresioni në Ukrainë dhe vendosëm të ulim nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe të mos dërgojmë ambasador për shkak se ka qenë jashtë detyrës, e kam emëruar drejtor protokolli dhe këtë funksion e ka deri tani.

Ditën që ndodhi ai incident, megjithëse nuk kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë, më njoftuan dhe më thanë se me përgjegjësi morale kërkoj që të më shkarkosh nga drejtoria. Nëse dhe kur do të dërgojmë ambasador në Moskë, ky do të jetë vendim politik varësisht si e vlerësojmë ne, se për OSBE-në duhet të kemi komunikim edhe me Federatën Ruse”, tha Osmani pas takimit me nënkryetarin e Qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kazakistanit, Mukhtar Tleuberdi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut./

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeministri Kovaçevski për “BBC-në”: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

Kur u bastis shtëpia e Afrim Tovërlanit! Regjimi serb sulmonte sportistët e Kosovës, goditi Përnokajn dhe Avdylin 

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë