Osmani: Do të mbështesim çdo zgjidhje, qofshin zgjedhje të ndara apo të përbashkëta

Jemi ende në fazën e përcaktimit nëse zgjedhjet do të mbahen së bashku apo të ndara dhe nga kjo do të varet se kur dhe si do t’i qasemi zgjedhjeve, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes nëse partia e tij, BDI do të ketë kandidat të sajën për President në zgjedhje apo së bashku me partnerët e koalicionit.

“Ne do të mbështesim çdo zgjidhje, qofshin zgjedhje të ndara apo të përbashkëta. Ne i kemi thënë argumentet pse do të ishte më mirë të ishim bashkë, por të tjerët le të vendosin sepse, mund të jetë jo modeste, por BDI tani është në pozitën më komode sepse në këtë mandat ka realizuar pjesën më të madhe të premtimeve të parapara. Zgjedhjet dhe të gjitha sondazhet e brendshme tregojnë se BDI është fitues i padyshimtë i zgjedhjeve të ardhshme, tha Osmani.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Munishi për rastin e Zhegrovës: Nuk kemi djem për të humbu

Story i radhës

Izraeli bombardon një shkollë në Gaza, raportohet për shumë viktima

Të fundit nga