​Osmani: Distria është fytyra dhe nderi i Kosovës

1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur me suksesin e radhës të xhudistes Distria Krasniqi që u shpall e artë në Grand Prix të Portugalisë.

Osmani tha se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, shkroi Osmani.

Kampionia olimpike Distria e nisi vitin 2022 në mënyrën me të mirë të mundshme duke marrë një medalje të artë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trafik droge në Itali, shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare, sekuestrohen 2 mln euro pasuri dhe 36 kg marijuanë

Story i radhës

Халили: Новиот пристап во македонско-бугарските односи ќе даде резултати

Të fundit nga