Osmani: Dhuna ndaj të moshuarës, krim i dyfishtë, rasti të trajtohet me prioritet

November 3, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dënuar ashpër aktin e dhunës nga një infermiere që i është bërë një të moshuare, e cila ishte dërguar për kujdes, në një shtëpi të pleqve në Pejë.

Osmani thotë se t’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë pasi kontributi i tyre është themeli i vendit, njofton Klankosova.tv.

“Dhuna është e papranueshme pavarësisht ndaj kujt drejtohet. T’i bësh cak dhune të moshuarit është krim i dyfishtë. Ata janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, kontributi i tyre është themeli jonë”.

“Akti i sotëm i dhunës ndaj një të moshuarës është tronditës, i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ndaj Zyra e Presidentes e dënon fuqishëm. Mekanizmat kompetent duhet t’i forcojnë dhe mbikëqyrin kriteret e përzgjedhjes, në mënyrë që atyre që u besohet trajtimi i fëmijëve, grave dhe të moshuarve të kalojnë nëpër filtra të ashpra të rekrutimit. E kemi obligim ta bëjmë një shoqëri sa më humane dhe kjo përpjekje jona duhet të jetë e përditshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani, mes tjerash, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet, njofton Klankosova.tv.

“Zyra e Presidentes fton organet e drejtësisë që këtë rast ta trajtojnë me prioritet ngase akte të tilla janë të patolerueshme dhe të dënueshme”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KS hedh poshtë kërkesën ruse për hetimin e armëve biologjike në Ukrainë

Story i radhës

Marsejë: Nga frika prej krimit qytetarët ngrenë mure mbrojtëse

Të fundit nga

ShkoLartë