Osmani dhe Murtezani takim pune me delegacionin qeveritar nga Republika e Bullgarisë

April 16, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me Drejtorin e MEPSO-s, Orhan Murtezani, zhvilluan takim pune me delegacionin qeveritar nga Republika e Bullgarisë, të kryesuar nga Kryeministri Kiril Petkov dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, të cilët janë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Delegacionet vizituan Stacionin transformator “Bitola 2” të MEPSO-s, i cili energjetikisht lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe është pjesë e projektit më të gjerë të infrastrukturës për kyçje energjetike, pjesë e Korridorit 8.

“Ky investim do të jetë një tjetër projekt kapital energjetik, pjesë e Korridorit 8, përmes të cilit do të përfitojnë të gjitha vendet: Republika e Maqedonisë së Veriut – për të mundësuar transit dhe diversifikim shtesë të furnizimit me energji elektrike; Republika e Shqipërisë do të ketë qasje në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, ndërsa Republika e Bullgarisë do të ketë mundësinë të lidhë rrjetin e saj me pjesët më perëndimore të Ballkanit dhe me këtë mundësinë për ta ofruar tepricën e energjisë elektrike edhe në tregun evropian”, tha Osmani, duke theksuar se këto janë përfitime të prekshme dhe me masë, sidomos në rrethanat e sotme, kur furnizimi me energji po bëhet një çështje veçanërisht e rëndësishme gjeopolitike.

“Shpresoj që në të ardhmen të na presim vizita të këtilla të shumta në hekurudha, në autostrada, në pikat e reja kufitare, siç është promovimi i linjës së re ajrore Shkup-Sofje”, tha Osmani, duke shprehur besimin se kjo është mënyra më e mirë për të vënë më shumë fokus në bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen, sesa në të kaluarën.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

C0vid-19/ MSH: Regjistrohen 33 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë

Story i radhës

Armando Broja fiton sfidën ndaj Granit Xhakës

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi
ShkoLartë