Osmani: Deklarata për Goce Dellçevin na kthen prapa në bisedimet me Bullgarinë

February 8, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se deklarata për Goce Dellçevin e dorëzuar në Kuvend nga ana e VMRO-DPMNE-së na kthen prapa në procesin e bisedimeve me Bullgarinë për tejkalimin e dallimeve dhe zhbllokimit të integrimit evropian të vendit.

“Një iniciativë të ngjashme kishte VMRO e Karakaçonovit në Kuvendin bullgar sa i përket Shën Kirilit dhe Metodit. Deshën që Parlamenti t’i definojë çështjet historike. E tani kjo që kanë emra të njëjtë partitë, nuk duhet të kenë edhe qëndrime të njëjta. Nëse hyjmë në një garë të këtillë, ne sot me Goce Dellçev, nesër Kuvendi bullgar tekst edhe më të fuqishëm për Goce Dellçevin, pastaj sërish më vonë, ne futemi në rrethin magjepsës të marrëdhënieve, jo vetëm me Bullgarinë, por edhe në përgjithësi brenda në shtet. Ashtu që mendoj se nuk duhet historinë ta shfrytëzojmë si platformë për ndërtim të karrierave tona politike, për çështje dhe zënka ditore politike. Këto janë çështje për të cilat është shumë i rëndësishëm uniteti mbipartiak që të mbrohen disa çështje të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, por para së gjithash, kjo të mos bëhet temë për zënka ditore politike”, tha Osmani në një deklaratë për Kanal5.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trudeau kërkon t’i jepet fund protestës së kamionistëve në Kanada

Story i radhës

Dështon përpjekja e Nvidia për blerjen e ARM

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë