Osmani – Cahna: Estonia e mbështet integrimin e përshpejtuar europian të Maqedonisë së Veriut

September 20, 2023
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka zhvilluar sot takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Cahna.

Ministri Osmani i përshëndeti marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe që ekzistojnë mes dy vendeve mike, duke falënderuar Estoninë për mbështetjen e qartë dhe të zëshme për negociatat e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. Njëherazi, ai përsëriti gatishmërinë tonë për të zbatuar përvojën estoneze në fushën e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

“Ekziston një impuls i ri në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, i cili kërkon veprim si nga BE-ja ashtu edhe nga vendet e rajonit: Bashkimi Europian duhet të ofrojë përfitime më konkrete gjatë procesit të anëtarësimit, ndërsa vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin veprime vendimtare në zbatimin e agjendës së reformave dhe miratimin e standardeve të BE-së”, theksoi Osmani.

Ministri Cahna theksoi se Estonia e vlerëson lartë kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit të OSBE-së.

Dy bashkëbiseduesit theksuan se partneriteti mes dy vendeve në aspektin e sigurisë dhe përkushtimi për arritjen e paqes në tokën europiane, sa më shpejtë që të jetë e mundur, forcohet në mënyrë shtesë në kuadër të aleancës së NATO-s. Në të njëjtën kohë, ata theksuan domosdoshmërinë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë tregtar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhimbjet e lindjes në shpinë: Kur shfaqen dhe si dallohen?

Story i radhës

​Liga e Kampionëve vazhdon sot me super ndeshje

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu
ShkoLartë