Osmani bën iftar në familjen në Mitrovicë, që ka katër djem të zhdukur gjatë luftës

April 15, 2022
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin, sonte bëri iftar në Vinarc të Mitrovicës në familjen e Halil Hasanit që i ka katër djem të zhdukur gjatë luftës.

Osmani tha se si institucione janë angazhuar që të ofrojnë përkrahje për familjet e personave të zhdukur, duke thënë se “dhimbja e tyre është edhe e jona”.

“Në Vinarc të Mitrovicës, u mirëpritëm për iftar në familjen e Halil Hasanit, liria e së cilës ende nuk ka marrë kuptim nga ankthi për fatin e katër djemve të tyre të rrëmbyer dhunshëm gjatë luftës. Dhimbja e tyre është edhe e jona, ndaj sonte solidarizohemi dhe bashkëndjejmë me ta sikurse edhe me mijëra familje të tjera në Kosovë dhe angazhohemi që si institucione të ofrojmë gjithë përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar ajo në Kosovë.

Image

Vjosa Osmani sonte bëri iftar në Vinarc të Mitrovicës në familjen e Halil Hasanit

E para e shtetit po zhvillon një turne nëpër komunat e Kosovës, të cilin e nisi nga Gjilani dhe e vazhdoi në qytetin e saj të lindjes Mitrovicë, ku po takon kryetarët e komunave dhe qytetarët për të kuptuar nga afër problemet e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vazhdojnë sulmet në Dontesk, Luhansk e Kharkiv

Story i radhës

Ndalimi i Ramës nga policia gjermane/ Shefi i linjës ajrore të ‘Luthansas’ flet qartë: Nuk kemi trajtim preferencial për asnjë

Të fundit nga

ShkoLartë