Osmani: BDI-ja aset kombëtar

May 31, 2022
1 minut lexim

Duke folur për 20 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, profesori Sejfulla Osmani për faqen zyrtare të BDI-së ka thënë se kjo parti është aset kombëtarë dhe ka vlerë sentimentale për të gjithë shqiptarët, sepse mbi të gjithë është rrjedhojë e UÇK-së, raporton indeks.mk

Ai ka thënë se në këtë 20 vjeçarë janë bërë shumë punë dhe ka shumë të arritura nën logon e BDI-së.

“BDI-ja është aset kombëtar për shqiptarët në RMV. Është rrjedhojë e një organizimi tjetër paraprak, d.m.th. është rrjedhojë e UÇK-së, për të gjithë shqiptarët, ka edhe një vlerë sentimentale. Janë bërë shumë punë, shumë të arritura ka. Faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni ndryshon nga ajo çfarë ka qenë para BDI-së. Çdo politikëbërje tjetër që do të pretendojë në të ardhmen që të udhëheqë shqiptarët në Maqedoni sigurisht që pikë referuese duhet ta ketë BDI-në”, tha Osmani.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bitcoin ngjitet mbi 30 mijë dollarë

Story i radhës

Në ditën e presidentit kushtuar Ibrahim Rugovës – Kosova nderon Xhim Xhemën

Të fundit nga

ShkoLartë