Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është dashur të reagojë e para për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Zemaj tha se është veprim i gabuar i Osmanit që nuk e ka lëshuar një reagim sikurse shumica e institucioneve në Kosovës.
“Ajo është dashur të reagojë e para sepse si presidente është simbol i unitetit”, ka thënë ai.
Gazetari Valon Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona, të cilët këtë mbrëmje janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Rasti i tyre tani është nën hetimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.