osmanaj zgjedhjet e reja jane opsioni me i keq per kosoven 67e2418b7488b

Osmanaj: Zgjedhjet e reja janë opsioni më i keq për Kosovën

March 25, 2025
1 minut lexim

Egzon Osmanaj nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, e ka vlerësuar si shqetësuese mos gatishmërinë e subjekteve politike për ndonjë bashkëpunim për formimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se situata që po kalon Kosova por edhe ajo që gjendet kontinenti i Evropës kërkon formimin e institucioneve të reja sa më shpejtë.

Osmanaj në emisionin “InfoNata” ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja do të ishte opsioni më i keq për Kosovën.

“Nuk ka sinjal të qartë politik që ka gatishmëri prej çfarë do force me u bashku me në forcë tjetër dhe i themeluar institucionet. Kjo është pak shqetësuese për rrethanat që gjendet si Kosovë por në përgjithësi si kontinent dhe shumë shqetësues mos me pas qeveri deri verës ose pas saj. E skenari më i keq do të ishte që të kemi zgjedhje prapë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve po heziton të formojë qeverinë, ai ka thënë se në bazë të deklaratave të krerëve të kësaj partie, ata janë të gatshëm që të formojnë institucionet.

“Dhe nga këto deklarata që janë publike mund të konkludime se ata janë të gatshëm dhe mbase e kanë një formulë se si do ta bëjnë qeverinë”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vrasja ne vushtrri krasniqi nuk mund te heshtim ndaj dhunes duhet te punojme per nje shoqeri me te sigurt per grate 67e20944e5067
Story i mëparshëm

Vrasja në Vushtrri, Krasniqi: Nuk mund të heshtim ndaj dhunës, duhet të punojmë për një shoqëri më të sigurt për gratë

gazetari i birn jam sulmuar nga nje aktivist i sns se policia refuzon ta identifikoje dhe ta ndaloje 67e248d8aa5c6
Story i radhës

Gazetari i BIRN: Jam sulmuar nga një aktivist i SNS-së, policia refuzon ta identifikojë dhe ta ndalojë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë