Osimhen rrëfen përplasjen

1 minut lexim

Sulmuesi nigerian i Napolit, Victor Osimhen është rikthyer të flasë për përplasjen me Milan Skriniar, që e la disa javë larg fushave të lojës dhe i shkaktoi fraktura të forta në nofull.

Në rrëfimin e tij, bomber i Napolit zbulon se ka plot 18 vida poshtë maskës që mban kur zbret në fushë dhe se ajo përplasje ishte si një gjendje para-vdekjeje.

“Ishte si një eksperiencë para-vdekjeje dhe vetëm unë mund të shpjegoj çfarë përjetova në ato momente.Kur mbërrita në spital, thashë se do të rikuperohesha për dy javë, por ndërkohë isha plot me thyerje në nofull dhe duhej bërë riparimi nga brenda.

Kam akoma 18 vida në nofullën time dhe për ditë të tëra nuk kam mundur as të fle, as të ushqehem për shkak të dhimbjeve. Por shtrëngova dhëmbët për t’u rikthyer në fushë sa më shpejt”, deklaroi nigeriani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Legjenda e futbollit, Shukri Paçarada: “Bota sot”, uroj të vazhdoni me informime të drejta dhe të vërteta

Story i radhës

Gruaja rrëfen tradhtinë ndaj burrit: Seksi me punëtorin e shtëpisë është i mrekullueshëm, por..

Të fundit nga