OSBE 2023/ A do t’i ulë Osmani Rusinë dhe Ukrainën në një tavolinë?

December 14, 2022
1 minut lexim

Marrjen e kryesimit me OSBE-në, të Maqedonisë së Veriut e ka komentuar për OPEN- TV Ilir Kulla, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe Këshilltar i ish presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

“Roli i shqiptarëve është thelbësor në të ardhmen euro-atlantike të RMV, jo vetëm se shqiptarët drejtojnë institucionin më të rëndësishëm të Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, por edhe për faktin se ata janë faktor stabiliteti politik në RMV edhe në rajon.

Roli në Presidencën e OSBE nuk do të jetë aq i lehtë. Në OSBE Rusia ka rol shumë të rëndësishëm dhe z Osmani do të duhet të flasë me Rusët e pse jo ne një moment të caktuar ndoshta dhe të negociojë si President i OSBE me Rusinë dhe Ukrainën si dy vende anëtare dhe fqinje”, ka deklaruar Kulla.

Sigurisht pas luftës se ish Jugosllavisë, shton Kulla, kjo është hera e parë ku OSBE do të gjendet edhe në një krize të brendshme dhe roli i RMV do jetë shume i rëndësishëm.

Republika e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari i vitit të ardhshëm, 2023, do të udhëheq me OSBE-në. Sfidë kjo e Diplomacisë së vendit që po i jep rolin e protagonistit kryediplomatit Bujar Osmani dhe diplomacisë së shtetit në përgjithësi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lëvizja anti-bixhoz: Referendum për largimin e bastoreve nga Tetova

Story i radhës

Gjykata e BE-së refuzon kërkesën për heqjen e PKK-së nga lista e organizatave terroriste

Të fundit nga

ShkoLartë