Organizohet PPBT #3 në Ditën Botërore të Pingpongut

Klubi i pingpongut Priping në kuadër të kremtimit të ditës botërore të pingpongut, me datën 23 prill 2023, do të organizojnë turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë.

Ping Pong Business Tournament është turneu i pingpongut i organizuar për bizneset e regjistruara në Kosovë i cili do të luhet në ekipe, ku secili biznes pritet të këtë një ekip me 3 punonjës.

Organizatorët e turneut PPBT përveç kupav dhe mirënjohje për fituesit e turnuet kësaj radhe kanë ndarë edhe shumë monetare në vlerë prej 1500 euro për vendet e para.

Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut dhe do të fillojnë nga ora 10:00. Regjistrimi i bizneseve në këtë turne duhet të bëhet deri më 20 mars 2023, ndërsa shorti do të hudhet me datë 1 prill, në ora 18:00.

Regjistrimin e biznesit mund ta bëni duke vizituar faqen e klubit www.priping.com

Lojtarët e regjistruar në Federatën e Pingpongut të Kosovës, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë turne, duke pas parasysh që duhet të jetë një konkurrencë e balancuar. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Format bombastike në plan të parë, ish-portierja “tërbon” rrjetin me postimet e fundit

Story i radhës

Siguria kibernetike, ACESK klasifikon gjashtë sektorët me infrastruktura të rëndësishme

Të fundit nga