Bjeshkataria është bërë sport i dashur për të gjitha kategoritë në Kosovë.
Në fundjavë do të organizohet ecje në Oshlak me lartësi 2212 metra përkatësisht Sharri i Prizrenit!
“Këtë të diel duke filluar në orën 07:00, Hikingnjeri do të organizojë ecjen në Sharrin përrallor të Prevallës, përkatësisht në Majën e Oshlakut 2212 metra, i cili gjendet midis Sharrit të Prizrenit dhe Shtërpcës.
Kurrizi i Oshlakut është një ndër bjeshkët që ofron pamje me impozante në Kosovë. Ecja komplete (lartë / poshtë) është 12 kilometra”, njofton “Hikingnjerit”.