“Organizatë joqeveritare” apo “Akademi”? Askush s’e mbështet VLEN-in për “Akademinë Shqiptare”

min lexim


Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art, që ka marrë mbështetjen e koalicionit VLEN përmes kryetarëve të saj të komunave, kryeministri Hristijan Mickoski e quan organizatë joqeveritare. I pyetur për këtë nismë, Mickoski u shpreh se nuk i ka prioritet temat etnike, por çështjet që ua bëjnë më të mirë jetën qytetarëve.

Mbështetje ndaj kësaj akademie, ose shoqate, nuk jep as Bashkimi Demokratik për Integrim. Sekretari gjeneral Faton Ahmeti tha se nuk janë të interesuar të mbështesin projekte që cenojnë interesin e shqiptarëve.


Opozitarja tjetër, LSDM, doli me konferencë të veçantë për këtë temë, duke thënë se nuk do të mbështesin ndasitë etnike në shkencë dhe do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat nëpër komuna që synojnë ta financojnë këtë projekt me paratë e qytetarëve. Njoftuan po ashtu se këshilltarët e LSDM-së në këto komuna nuk do ta përkrahin Buxhetin për vitin e ardhshëm 2025.

Koalicioni VLEN përmes një komunikate me shkrim edhe sot theksuan se “Akademia Shqiptare është ekskluzivisht projekt shkencor që duhet të avancohet mendimi akademik”.


Të gjitha partive që kritikojnë nga VLEN u bënë thirrje të marrin guximin dhe të japin mbështetje ndaj kësaj nisme, që siç thonë, përmes një debati gjithëpërfshirës të gjendet një zgjidhje e drejtë për përfaqësimin e shqiptarëve në qarqet më të larta akademike.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Bojan Hristovski, drejtor i ri i Agjencisë për Siguri Nacionale

Story i radhës

Veliaj takohet me Mike Bloomberg: Mezi pres projektet tona të reja për të rinjtë, klimën dhe inovacionin

Të fundit nga