organizata shqiptaro amerikane per maqedonine takon perfaqesuesit e levizjes studentore ne tetove 6a4558ada2217

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë takon përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore në Tetovë

July 1, 2026
1 minut lexim
IMG 4510 1024x808 1
Screenshot

Sot, përfaqësuesi i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, Bruno Ceka, zhvilloi një takim me udhëheqësit e Lëvizjes Studentore në Maqedoninë e Veriut, të cilët prej një periudhe të gjatë janë angazhuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave gjuhësore të studentëve shqiptarë.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e përpjekjeve për avokimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuadër u trajtuan edhe aktivitetet e fundit të Lëvizjes Studentore, përfshirë takimin me Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Europën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, si dhe vizitën e tyre në Bruksel, ku ngritën shqetësimet lidhur me respektimin e të drejtave të shqiptarëve.

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut riafirmoi angazhimin e saj për të vazhduar informimin e institucioneve amerikane dhe partnerëve ndërkombëtarë mbi situatën e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe çështje të tjera që lidhen me arritjen e barazisë së plotë.

Organizata shprehu gjithashtu mbështetjen e saj të plotë për Lëvizjen Studentore dhe theksoi se do të vazhdojë të jetë në dispozicion të studentëve, duke mbështetur përpjekjet e tyre legjitime deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut beson se respektimi i të drejtave të garantuara me ligj dhe dialogu institucional janë elemente themelore për ndërtimin e një shoqërie të barabartë, demokratike dhe multietnike.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aeroporti i shkupit pajiset me skanere te rinj te sigurise pasagjeret nuk do te duhet ti nxjerrin nga canta mjetet elektronike 6a455761cbf27
Lajmi i mëparshëm

Aeroporti i Shkupit pajiset me skanerë të rinj të sigurisë, pasagjerët nuk do të duhet t’i nxjerrin nga çanta mjetet elektronike

Të fundit nga

ShkoLartë