ai e shantazhonte tere kohen vrasja ne ferizaj avokati i 24 vjecares tregon detaje te reja 6a456f3616081

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

July 1, 2026
min lexim

Mbrëmjen e 28 qershorit, një krisë arme u dëgjua në këtë objekt në qendër të Ferizajt.

F.H. 32 vjeçar, dyshohet se u vra nga një 24 vjeçare me inicialet A.R.

Nën dyshimin për “Vrasje”, 24-vjeçares iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas deklaratës që ka dhënë në stacion policor A.R., viktima në vazhdimësi e kishte shantazhuar e kërcënuar atë.

Mbrojtësi i të dyshuarës, Genc Kadriu, dha detaje rreth asaj se çfarë ka deklaruar 24-vjeçarja para hetuesve policorë natën që ka ndodhur rasti.

“Ka qenë duke përgatitur një darkë për familjen e saj, ndërkohë e ka pranuar një mesazh nga tani i ndjeri të cilin e ka njohur tash e një vit. E ka pranuar një mesazh në të cilën ai ka shënuar ‘më prit se tani do të vi në banesën tënde dhe do të vras’. Këtë mesazh ia ka bashkangjitur edhe një foto të armës së zjarrit. Mesazhe, foto, të dërguara në rrjetin social Snapchat”, ka thënë Kadriu.

Më pas, siç thotë Kadriu, në momentin që ajo e kishte hapur derën e banesës, F.H. ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj saj, duke e kapur për flokë e shtyrë atë në drejtim të kuzhinës.

“Në pjesën e tavolinës kanë qenë disa shishe të qelqit, ku gjatë përleshjes e mbrojtura ime me qëllim që të zmbraps sulmin edhe siç thotë ajo me frikësu tani të ndjerin që mos me vazhdu sulmin ndaj saj, e then shishen e xhamit edhe i kërkon që mos me iu afru. Ajo thotë se në ato moment i ndjeri ia kapë shishen e xhamit nga dora dhe e godet të njëjtën e që i shkakton lëndime trupore: qarje, prerjeje, grithje në pjesët e ndryshme të trupit”, ka thënë tutje Kadriu.

Ashtu siç bën të ditur avokati, A.R. ndjehej e kërcënuar gjatë tërë kohës nga viktima.

Kjo siç thotë Kadriu, kishte ndikuar që ajo mos ta raportonte atë asnjëherë në Polici.

“E njëjta ka deklaruar që për shkak të kërcënimeve të tij që në rast se e lajmëron rastin në Polici, unë shpejtë do të lirohem se kam pasur edhe raste të tjera që janë liruar, pastaj do të vras ty edhe motrat tua. Kjo sipas të mbrojturës sime ka krijuar një frikë të atillë që pastaj e njëjta ka hezituar që kërcënimet, shantazhin, detyrimet që e njëjta t’i sjellë shuma të ndryshme të parave, me qëllim që i njëjti mos t’ia publikoj videot intime pasi që ai e ka shantazhuar me disa video intime që i ka pasur me të mbrojturën time”, theksoj Kadriu.

A.R. që jeton në Francë, sipas Kadriut, nuk kishte ardhur për pushime në Kosovë, por shkak i kërcënimeve të viktimës.

“E njëjta ka ardhur këtu për shkak të kërcënimeve të tij, për shkak të shantazhit të tij, ka ardhur që t’ia ofrojë një shumë tjetër parash, pasi i njëjti e ka kërcënuar se nëse nuk vjen me mi sjellë këto para atëherë unë do t’i publikoj videot”, u shpreh Kadriu.

Gjendja e 24-vjeçares, vlerësohet të jetë goxha e rënduar.

“Është në një gjendje mjaft të rënduar emocionale, pasi që dashja e saj nuk ka qenë për ta privuar nga jeta tashmë të ndjerin. Mirëpo sipas saj gjithçka ka ndodhur në çast…Ajo ka shprehur dëshirë që në seancën dëgjimore të mos deklarohet përveç asaj që ka deklaruar në polici”, ka përfunduar Kadriu.

Sipas informacioneve të deritanishme, në vendngjarje dyshohet të kenë qenë edhe babai dhe nëna e të dyshuarës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

organizata shqiptaro amerikane per maqedonine takon perfaqesuesit e levizjes studentore ne tetove 6a4558ada2217
Lajmi i mëparshëm

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë takon përfaqësuesit e Lëvizjes Studentore në Tetovë

albanian files ne spak nurellari protesta tregoi se pushteti nuk i ka mbyllur llogarite me qytetaret 6a456fb9587bf
Lajmi i radhës

“Albanian Files” në SPAK, Nurellari: Protesta tregoi se pushteti nuk i ka mbyllur llogaritë me qytetarët!

Të fundit nga

ShkoLartë