albanian files ne spak nurellari protesta tregoi se pushteti nuk i ka mbyllur llogarite me qytetaret 6a456fb9587bf

“Albanian Files” në SPAK, Nurellari: Protesta tregoi se pushteti nuk i ka mbyllur llogaritë me qytetarët!

July 1, 2026
min lexim

Analisti Adri Nurellari, komentoi protestën e zhvilluar në kuadër të çështjes “Albanian Files” dhe situatën politike në vend. Ai kritikoi ashpër mënyrën e qeverisjes së kryeministrit, duke e akuzuar për vanitet, shpërdorim të burimeve publike dhe shkëputje nga problemet e qytetarëve.

Gjatë intervistës, Nurellari tha se kryeministri ka krijuar një imazh të fokusuar më shumë te aspekti estetik dhe aktivitetet publike sesa te qeverisja dhe zgjidhja e problemeve të vendit. Sipas tij, fondet publike, administrata dhe hapësirat shtetërore janë përdorur për projekte që i shërbejnë më shumë imazhit sesa interesit të qytetarëve.

Analisti bëri edhe një paralelizëm historik me sundimtarët e së kaluarës, duke argumentuar se vaniteti i drejtuesve politikë shpesh ka ardhur në kontrast me realitetin ekonomik dhe social të vendit.

Nurellari u shpreh se kryeministri e ka konsideruar Shqipërinë si një “çiflig”, duke lënë të kuptohet se nuk i kushton më vëmendje qeverisjes së përditshme. Sipas tij, kreu i qeverisë është fokusuar më shumë te aktivitetet ndërkombëtare dhe deklaratat në forume jashtë vendit sesa te drejtimi i institucioneve dhe adresimi i problematikave të qytetarëve.

Ai kritikoi gjithashtu qëndrimet e kryeministrit në arenën ndërkombëtare, duke i cilësuar kontradiktore, veçanërisht në raport me luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë.

Në fund, Nurellari tha se protesta e organizuar në lidhje me “Albanian Files” ka prodhuar një efekt të rëndësishëm politik, pasi sipas tij i ka treguar kryeministrit se pakënaqësia qytetare mbetet e fortë dhe se ai nuk i ka “larë hesapet” me shoqërinë shqiptare.

Deklaratat e Adri Nurellarit vijnë në një moment kur debati politik është përqendruar te çështja “Albanian Files”, ndërsa protestat dhe reagimet publike kanë rikthyer në vëmendje kërkesat për transparencë, llogaridhënie dhe hetim të aferave të dyshuara korruptive.

Adri Nurellari: Shiko, të rrish të presësh të dëgjosh nga ti Instagram, si me shku, si me ngacmu ndonjë gocë në palestër, e kupton? Domethënë, është e pabesueshme që kjo qenka një lloj tradite delirante e sundimtarëve shqiptarë. Ismaili, i shkreti, atëherë për shkak të skandaleve u detyrua  të abdikonte, të largohej, dhe e mori Tefik Pasha. Nuk e di ky do abdikojë apo jo, por paralelizmi është interesant.

Ky vaniteti që mes fukarallëkut, dështimit, mungesës së infrastrukturës, prapambetjes që Egjipti akoma e vuan sot, ai bën, harxhon paratë e taksave të asaj kohe për të bërë një kryevepër të artit klasik. Edhe ky tani, harxhon taksat e qytetarëve, fondet, hapësirën publike, pushtetin, administratën, rri me orë të tëra duke hequr dorë nga përgjegjësitë qeveritare për të bërë gjëra estetike. Dhe kjo ka një dimension të çuditshëm të vanitetit që lidhet pak a shumë edhe me një situatë ku ai ka menduar se i ka larë punët me Shqipërinë.

E ka parë Shqipërinë si çiflig. Ai e ka parë Shqipërinë si çiflig, madje s’merret fare as me qeverisjen, do më shumë të udhëtonte. Domethënë nuk e shikoje ndonjëherë duke drejtuar një Këshill Ministrash, por e shikoje duke i dhënë mend botës, shkonte tek Forumi i Delfit, i thoshte evropianëve “Turp t’ju vijë juve që s’dini të silleni siç duhet me Rusinë!”. Domethënë, i njëjti kryeministër që kur ishte në Këshillin e Sigurimit si anëtar i përkohshëm, e skuqte me turp Zelenskyn se dilte më Ukraina se sa ukrainasit.

Dhe duke iu hakërryer ambasadorit rus, pastaj kalojnë ca muaj, për kontrapedalizëm, shkon në Greqi dhe thotë që Evropa duhet të sillet ndryshe me Putinin, po tregohet shumë e ashpër. Domethënë ai këtë ka qejf, të udhëtojë, të flasi me artistë, atij nuk i intereson më qeverisja.

Ai ka njerëz që e bëjnë këtë punë. Dhe e ka menduar se i ka larë punët me Shqipërinë. Dhe nëse ka bërë kjo gjë, kjo protestë ka bërë diçka tjetër që i ka habitur të gjithë, edhe atë në mënyrë të veçantë, është që ai nga njëra anë zbuloi që instrumentat e tij për manifaktur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ai e shantazhonte tere kohen vrasja ne ferizaj avokati i 24 vjecares tregon detaje te reja 6a456f3616081
Lajmi i mëparshëm

“Ai e shantazhonte tërë kohën” – Vrasja në Ferizaj, avokati i 24-vjeçares tregon detaje të reja

me shume se futboll bosnja para ndeshjes historike me shba ne 6a4570105bba7
Lajmi i radhës

“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë