PGMOL tha se ndërhyrja e Moises Caicedos ndaj Pape Matar Sarr nuk ishte “faull i rëndë”.
Pak pas u bënë gjysmë ore në ndeshjen e sontme, mesfushori i “Bluve të Londrës” bëri një ndërhyrje goxha të fortë ndaj lojtarit të Spurs, Sarr.
Përsëritjet treguan se këmba e Caicedos kaloi mbi kyçin e këmbës të kundërshtarit, një lloj ndërhyrje që më parë është ndëshkuar me karton të kuq.
Megjithatë, VAR-i e kontrolloi shpejt incidentin dhe nuk vendosi të thërriste Anthony Taylor për të kontrolluar monitorin.
Pak më vonë, Premier League përdori llogarinë e saj në X për të shpjeguar pse Caicedo nuk u dëbua për ndërhyrjen e tij.
Deklarata thoshte: “VAR kontrolloi për një mundësi kartoni të kuq pas një ndërhyrje të Caicedos ndaj Sarr dhe konfirmoi vendimin e gjyqtarit për mosqenien e një faulli të rëndë”.
Spurs shënuan dy gola të hershëm nga Dominic Solanke dhe Dejan Kulusevski, para se Jadon Sancho të përgjigjej për Chelsean dhe të bënte 2-1.
Burimi: botasot.info