Pak minuta para mbylljes së fushatës, kryeministri Edi Rama në një videomesazh ka deklaruar se pas pak do të zhvillojë takimin përmbyllës në Tiranë, ku e theksoi se do të ketë pjesëmarrës vetëm nga kryeqyteti pasi të tjetër po merren me përgatitjet për 11 Majin.
Rama u shpreh se është i lumtur që ka patur një lëvizje të emigrantëve shqiptarë që kanë dërguar zarfet me votën e tyre.
Sipas Ramës trendi i votuesve nga Diaspora është në rritje dhe se mezi po pret të shikojë gjykimin e emigrantëve shqiptarë.
“Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën. Pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën të gjithë të tjerët kanë qëndruar në qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit, trupat e komisionerëve etj. Në 19:30 Tirana do i japë mesazhin e fundit Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ndodhen.
Ka patur një lëvizje të atyre që kishin mbetur pa dërguar zarfet. Trendi tregoi se do kishim një pjesëmarrje të lartë nga Diaspora.
Jam shumë kurioz të shoh vendimin e Diasporës gjykimin e Diasporës dhe patjetër me respektin më të madh në 19:30 do jemi së bashku me Tiranën, për Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Rama.
Burimi: botasot.info