Orce Kamçev në liri, 4 muaj më herët

November 9, 2022
min lexim

Biznesmeni Orce Kamçev është në liri. Gjykata Penale ia ka bashkuar dy dënimet me burg për rastin “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno” dhe ia ka zvogëluar dënimin për 4 muaj. Prokuroria nuk ka dorëzuar ankesë ndaj këtij vendimi, njofton Portalb.mk.

Prej dy vitesh, ai ka mbajtur burg 1 vjet e 8 muaj. Gjithashtu, në mbajtjen e dënimit i janë llogaritur edhe ditët e kaluara në burgun efektiv prej gjithsej 11 muajve dhe kohës që ka kaluar në paraburgim shtëpiak.

Në Burgun e Strugës Kamçev ka mbajtur katër muaj e gjashtë ditë. Në Burgun e Shtukës, ka qëndruar njëherë 17 ditë, ndërkaq më pas edhe një vit e tre muaj e gjysmë, gjithsej 9 muaj e 22 ditë. Periudhën tjetër e ka kaluar në paraburgim shtëpiak.

Kamçev, sipas llogaritjeve të gjykatës, tanimë ka mbaruar me mbajtjen e dënimit.

Hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi në prill të vitit 2021. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë rreth 32 milionë euro. Kamçev u pajtua me Prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-it i pagoi shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Në prill të vitit 2021 u shpall dhe aktgjykimi për rastin “Parcelat në Vodno. Sipas vendimit të Gjykatës të gjithë të akuzuarit u shpallën fajtorë. Kamçev në këtë rast u dënua me 1 vjet burg.

  • LEXO: “Parcelat në Vodno”, Gruevski u dënua me 7 vjet burg, Mijallkov me 1 vjet e 3 muaj dhe Kamçev me 1 vjet

Gjithashtu për “Parcelat në Vodno” u dënuan edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski me 7 vjet burg, ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov me 1 vjet e 3 muaj burg, Risto Novaçevski me 2 vjet burg me kusht dhe Nenad Josifoviq me 2 vjet burg me kusht.

Sipas aktakuzës, në periudhën nga qershori 2006 deri në tetor 2012, Gruevski si kryetar partie, në vend që t’i paraqesë paratë si donacione të pranuara në VMRO-DPMNE, ai ka siguruar për vete 1,3 milionë euro (79.972.140 denarë), e më pas ato para i ka lëshuar në qarkullim dhe ka blerë parcela të tokës në Vodno. Bëhet fjalë për tokë në të cilën ka pasur një pyll, i cili me ndryshimet në Planin e Përgjithshëm Urbanistik (PPU) është shndërruar në tokë për ndërtim. Përveç pronës në Vodno, aktakuza përfshin edhe dy banesa në kryeqytet dhe dy parcela në Krushevë për të cilat prokuroria pretendon se pronari i vërtetë, gjegjësisht Gruevski, fshihej.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Numri i aksioneve të shitura nga Musk që kur vendosi të blejë Twitterin shkoi në 20 miliardë dollarë

Story i radhës

Tre penallti, Trepça ’89 trondit Ferizajn

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë