Orban: Hungaria nuk do të mbështesë planin e ndihmës së BE-së për Ukrainën

November 19, 2022
1 minut lexim

Hungaria nuk do të mbështesë planin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Ukrainës miliarda euro ndihmë buxhetore vitin e ardhshëm, tha kryeministri Viktor Orban.

Në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij, shkruan Sky News.

Plani i ndihmës se BE-së për Ukrainën do të sigurojë 15.67 miliardë paund për Ukrainën vitin e ardhshëm për të ndihmuar në funksionimin e infrastrukturës energjitike dhe kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar pagat dhe skemat e pensioneve.

Orban, i njohur gjerësisht si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE, gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e bllokut kundër Moskës për luftën në Ukrainë, megjithëse në fund ka votuar gjithmonë për sanksionet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrugëdalja Kosovë-Serbi, shpëtimi, ndërtimi i një mur Berlini

Story i radhës

Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë