Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues, pasi eliminoi ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.
Penalltitë ishin përcaktuese, pasi ndeshja u mbyll 2:1, ndërsa 4:4 me rezultat të përgjithshëm.
Ndërkohë, nuk do të ketë pushim për kampionin e Kosovës.
Kjo pasi që menjëherë sot një javë, më 18 gusht Ballkani do të udhëtojë për në Shkup për ndeshjen e parë.
Një javë më pas, më 25 gusht, Ballkani do të përballet me Shkupin në Prishtinë.
Fituesi i këtij dueli do të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference Leagues.