oppo find x8 ultra ndez konkurrencen me flagshipet e xiaomi dhe vivo 67f8e61566178

Oppo Find X8 Ultra ndez konkurrencën me flagshipët e Xiaomi dhe Vivo

April 11, 2025
1 minut lexim

Smartfoni më i fundit Find X8 Ultra nga Oppo është produkti i radhës që ndez më tutje konkurrencën mes Oppo, Xiaomi dhe Vivo për të prodhuar smartfonin me kamerën më të mirë në botë.

Por ndryshe nga rivalët Oppo ka vendosur se një smartfon i madh jo medoemos është më i mirë. Për të qenë të qartë, Find X8 Ultra nuk është smartfon i vogël nisur nga ekrani i tij 6.82-inç dhe pesha prej 225 gram.

Por me trashësi prej 8.78mm është më i hollë sesa dy rivalët Xiaomi 15 Ultra dhe Vivo X100 Ultra. Këta janë një nga një klasë e re e telefonave me kamera kineze që funksionojnë pothuajse në mënyrë komike të mëdha, të gjithë të mbushur me bateri të mëdha dhe module rrethore kamerash që shtrydhin sa më shumë lente dhe sensorë që të jetë e mundur.

Find X8 Ultra Matte Black

Me katër sensorë 50-megapiksel modifikuar nga Hasselblad, ku përfshihen dy sensorë 3x dhe 6x periskop, X8 Ultra vjen me pretendime të forta në fotografi. Ka një buton të dedikuar haptik për fotografitë me të cilin përdoruesit kontrollojnë zmadhimin.

Pavarësisht hollësisë që e karakterizon, smartfoni ka një bateri masive prej 6,100 mAh dhe shpejtësi karikimi 100W me kabëll ose 50W me wireless. Në zemër të smartfonit është çipi Snapdragon 8 Elite me 16GB RAM dhe 1TB hapësirë. Njësoj si flagshipët e tjerë Kinezë, certifikimi IP68 dhe IP69 sigurojnë mbrojtje ndaj pluhurit dhe ujit.

Oppo lançoi Find X8 Ultra krahas Find X8s dhe X8s Plus duke i pajisur me çipin MediaTek Dimensity 9400. X8s është një smartfon më kompakt me ekran 6.3-inç ndërsa X8s Plus ka ekran 6.59-inç. Lajmi i keq është se kompania nuk do të lançojë asnjë prej telefonëve jashtë Kinës. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

drejtori menaxhues i zrre se kemi pranuar qindra komente nga qytetaret me kundershtime per propozimin e rritjes se cmimit 67f8e34a2a6a5
Story i mëparshëm

Drejtori menaxhues i ZRRE-së: Kemi pranuar qindra komente nga qytetarët me kundërshtime për propozimin e rritjes së çmimit

yllit te chelseat ia marrin makinen 67f8e7028598c
Story i radhës

Yllit të Chelseat ia marrin makinën

Të fundit nga

Efes i mbijeton eliminimit

Anadolu Efes ka mundur të shmangë eliminimin duke fituar ndeshjen e katërt në Stamboll përballë Panathinaikos 85-82. Seria tashmë është barazuar 2-2 dhe do të luhet ndeshja e pestë dhe e fundit
ShkoLartë